Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim ministrin e Transportit të Malit të Zi, Osman Nurkovic, me të cilin ka biseduar për për projektet infrastrukturore në mes dy shteteve. Ai ka thenë se raportet ndërshtetërore Kosovë – Mali i Zi janë shembull i bashkëpunimit në rajon.
“Me Ministrin e Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Osman Nurković, diskutuam për projektet infrastrukturore, duke përfshirë ndërtimin e tunelit Pejë-Rozhajë, gjetjen e mundësisë për heqjen e taksave për hyrje në Mal të Zi për qytetarët tanë, si dhe për ndihmën që Kosovës i duhet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të transportit. Shembulli i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është modeli i duhur për të avancuar marrëdhëniet ndërshtetërore dhe për të vendosur bashkëpunim të ngushtë ndërmjet shteteve të rajonit tonë” ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.