leoni

Thaçi uron shqiptarët për 28 Nëntorin

Zëvendëskryeministri
dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë
shqiptarët për festën e 28 Nëntorit. Në një postim të afishuar në llogarinë e
tij në Facebook, ai ka thënë se kjo festë jo vetëm që na bën krenar për të
kaluarën tonë, por edhe na motivon më shumë për punë, paqe dhe vizion të përbashkët
euroatlantik. “Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori, është ngjarje e
madhe kombëtare, që festohet me krenari nga shqiptarët kudo që jetojnë. Bashkëkombësve
tanë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të
Zi ua shpreh urimet më të thella dhe më të sinqerta me besimin se kjo festë e
flamurit, që na bën të jemi krenarë me të kaluarën tonë, do të na motivojë edhe
më shumë për punë, paqe dhe vizion të përbashkët euroatlantik. Kjo datë na
kujton datëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe daljen publike të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, përfundon shkrimi i zëvendëskryeministrit,
Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marr vendim për ndarjen e nga 100 eurove për çdo fëmijë dhe pensionist

Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marr vendim për ndarjen e nga …