RKL: Qeveria e Kosovës krejt e pafuqishme përballë Manastirit serb të Deçanit

RKL: Qeveria e Kosovës krejt e pafuqishme përballë Manastirit serb të Deçanit

Pavarësisht se Kisha, më vonë Manastiri i Deçanit ndër shekuj u ruajt nga shqiptarët, si shenjë për përkatësinë e dikurshme të krishtere të banorëve të kësaj ane, pavarësisht se atë e ruajtën vetë shqiptarët me besim islam, pavarësisht se u ruajt edhe gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, por edhe gjatë  luftës së UÇK-së, pavarësisht një qëndrimi të butë, për të mos thënë paksa edhe servil të gjithë qeveritarëve tanë karshi kryepopit serb Janjiq, prapë se prapë, krerët e këtij Manastiri, që kokën e tyre kanë në Beograd, nuk kanë treguar as tregojnë edhe më të voglin respekt për shqiptarët.

Manastirin e Deçanit ashtu sikur të gjitha kishat e manastiret serbe, i ka marrë nën mbrojtje, “Pakoja e Ahtisarit”, e cila përcakton fare mirë eksterritorialitetin e kishave e manastireve serbe, thjesht  një “shtet” autonom kishtar serb, brenda Kosovës, i lidhur drejtpërdrejt me Patrikanën serbe, që nuk e njeh Shtetin as Qeverinë e Kosovës, dhe këtë nuk e ka kushtëzuar Pakoja e Ahtisarit, as e kanë kërkuar  vetë krerët politikë e institucionalë të vendit.

Tani është vonë të kërkosh nga ky Manastir pa besimtarë, diçka më pak  sesa i ka dhënë Pakoja e Ahtisarit, ish Regjimi shqiptarë-vrasës i Milosheviqit, madje edhe Gjykata Kushtetuese e  Republikë së Kosovës, të cilën e drejtojnë vetë shqiptarët.

Manastiri i Deçanit është shtet brenda shtetit të Kosovës, madje jo  vetëm një shtet virtual, por një shtet real, që stopon madje edhe projektet në dobi të qytetarëve, stopon një rrugë që e lidh Kosovën me Malin e Zi, ka uzurpuar qindra hektarë tokë të banorëve të kësaj ane, sepse nuk lejon kurrfarë ndërtimi në pronat që i konsideron të vetat dhe të cilat ia ka lejuar pash më pash vetë Shteti i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese. Garanci për këto veprime të kreut të Manastirit janë në radhë të parë ambasada amerikane në Prishtinë, ambasadorët e Quintit, OSBE-ja, UNMIK-u pse jo edhe KFOR-i.

Është për keqardhje kur qeveritarët tanë tani mendojnë të tregohen sa më të butë, në mënyrë që ta bindin popin Janjiq që të mos e ndalojë një rrugë në shërbim të shqiptarëve, kur dihet fare mirë qëndrimi uniform, antishqiptar i Kishës Serbe dhe asaj greke, të cilat kanë shtrirë ndikimin e tyre të fuqishëm në Kosovë e sidomos në Shqipëri, ku Kisha ortodokse greke ka greqizuar fetarisht të gjithë shqiptarët ortodoksë dhe ushtron ndikim madje edhe në politikën e Shtetit shqiptar në raport me Greqinë, duke i bërë lëshime Athinës zyrtare edhe në kurriz të territorit të Shqipërisë. Këtë luftë të ortodoksisë kundër shqiptarëve e ka përkrahur dhe e përkrah edhe Vatikani, pavarësisht lutjeve e servilizmit të zyrtarëve tanë.

Përderisa Qeveria  në Kosovë, disa OJQ mercenare dhe drejtues të jugo-medieve janë të zënë me luftën kundër asaj, që ata e quajnë radikalizëm dhe terrorizëm islam, për shkak se dy qind shqiptarë nga Kosova kanë shkuar të luftojnë në Siri, Kisha serbe dhe ajo greke e shfrytëzojnë këtë luftë për qëllime të veta dhe deri tani ia kanë dalë për mrekulli, të ndihmuara nga politika “largpamëse” e Prishtinës dhe e Tiranës.  Duke folur për aleancën e ortodoksisë në Ballkan, profesori i  Bolonjës, Giovani Cimbalo e ka thënë sa e sa herë se Ballkani i përket ortodoksisë, dhe islami duhet  të mbahet nën geto. Ai mendon se toleranca fetare në Shqipëri i përket folklorit dhe jo realitetit. Ndërkohë, Kardinali Valter Kasper – president i Koncilit për promovimin e Unitetit mes të Krishterëve – në një intervistë dhënë agjencisë katolike të lajmeve “Kathpres”, haptazi konfirmoi qëndrimin e Kishës Katolike në lidhje me Kosovën duke deklaruar se: “jemi të vetëdijshëm që Kosova është një plagë e dhimbshme për Kishën Ortodokse Serbe. Ne gjithashtu e dimë se Kosova është djepi dhe qendra e Ortodoksisë Serbe. Ne e kuptojmë këtë mjaft mirë prandaj dëshira ime është që për këtë fakt të kihet konsideratë”.

Aleanca ortodokse që dikur kishte dy qendra, në Athinë e në Beograd, tani ka një përfaqësi të fuqishme në Tiranë me satanain Janullatos në krye, dhe një tjetër qendër krejtësisht autonome  në Kosovë, e rilindur nga Plani i Ahtisarit dhe e mbështetur unanimisht nga të gjithë politikanë e vendit dhe nga deputetet  e  Kuvendit të Kosovës.

Ky çimentim  ekskluziv i ortodoksisë serbe, ky “shtet” brenda shtetit është bërë me pajtimin e krerëve më të lartë të vendit dhe tani ata vetëm mund t’ i lutën, sikur edhe po i lutën kryepopit, Janjiq, por nuk mund të ndërmarrin asnjë hap ekzekutiv, sepse kanë nënshkruar vetë, por edhe për faktin se këtë nuk e lejojnë partnerët ndërkombëtarë, të cilët aq shumë kanë bërë dhje po bëjnë për Kosovën multietnike, ku pakicës  serbe  i njihet historia, gjeografia, feja, territori i paprekshëm dhe ndërtimi i një precedenti të krijimit të një shteti fetar, brenda një shteti me përkatësi tjetër fetare e kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …