Kryeministri Haradinaj e ka vizituar sot Prizrenin ku është pritur nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka

Kryeministri Haradinaj e ka vizituar sot Prizrenin ku është pritur nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot e ka vizituar Komunën e Prizrenit, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka. Me këtë rast, Haradinaj tha se është këtu, në njërën nga qendrat më të mëdha në Kosovë, për të mësuar nga afër gjendjen reale dhe parë se cilat janë detyrat e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e mëtejmë të këtij qyteti. Kryeministri tha se duhen hequr pengesat kësaj komune, që të mund të kalojë në një plan urbanistik dhe zhvillimor dhe njëkohësisht duhet dhënë përkrahja për t’i pasur në shfrytëzim hapësirat për një park industrial. Ai theksoi se gjatë takimit me kryetarin Haskuka është diskutuar për shumë tema që duhet trajtuar me seriozitetin më të lartë si, arsimin, shëndetësinë, rendin, ku specifikoi çështjen e narkotikëve dhe shpërndarjen e tyre nëpër shkolla.

Nga ana e tij, kryetari Haskuka, pasi falënderoi kryeministrin Haradinaj për vizitën dhe gatishmërinë për të ndihmuar Komunën e Prizrenit, përmendi disa sfida si, parkingjet për vetura, mungesën e ujit të pijshëm në disa zona dhe ndërtimin e institucioneve parashkollore, për të cilat mori premtimin e kryeministrit Haradinaj për mbështetje. Vizita në Komunën e Prizrenit nga ana e kryeministrit Haradinaj po bëhet në kuadër të vendosjes së një bashkëpunimi dinamik mes qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, për t’i ndihmuar zhvillimit, agjendë kjo e kryeministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …