Për ndër të 28 Nëntorit, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri
Veseli i shoqëruar edhe nga disa deputetë, kanë bërë homazhe në kompleksin
memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz. Veseli ka vlerësuar lartë veprën dhe rënien
e komandantit Adem Jashari, cili po në këtë ditë do t’i mbushte 60 vjet. Duke
uruar edhe për ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, kryekuvendari
ka theksuar se Kosova çdo ditë e më tepër po ecë përpara dhe se ushtria e saj
po e forcon gjithnjë e më shumë partneritetin me NATO-n. Pas këtyre homazheve, Veseli nuk është
vizituar fare Kullën e Jasharajve, por ka vazhduar drejt Boletinit, ku prehen
eshtrat e heroit kombëtar, Isa Boletini.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …