Në Sllatinë të Epërme të Vitisë, është duke u realizuar projekti i rregullimit të rrethojave të shkollës “Njazi Rexhepi”, si dhe është duke u bërë rregullimi i tribunave të fushës sportive. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka inspektuar punimet që po bëhen aty, për të parë nga afër ecurinë e këtyre punimeve. Gjithashtu, është njoftuar dhe ka inspektuar punimet edhe në asfaltimin e rrugëve të lagjeve në Sllatinë të Poshtme, ku është duke u realizuar edhe projekti i rregullimit të trotuarit përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati. Kryetari Haliti i shoqëruar me bashkëpunëtor, kanë vizituar edhe fshatin Vërban, për të parë nga afër punimet në rregullimin e trotuarit në këtë fshat.