Minxhozi: 28 Nëntori të jetë edhe festë zyrtare e Kosovës

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi ka thënë
se 28 Nëntori, nuk është vetëm festë e Shqipërisë, por e të gjithë shqiptarëve
kudo që jetojnë. Prandaj, sipas tij, kjo ditë duhet të jetë festë zyrtare edhe
në Kosovë. Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Zëri’, Minxhozi ka folur edhe për
kufijtë ndër-shqiptarë. “Shqipëria dhe Kosova kufijtë nuk mund t’i ndryshojnë,
por mund t’i zvogëlojnë”, ka thënë ai. Kjo, sipas tij, mund të bëhet duke e
rritur shkallën e bashkëpunimit ekonomik si dhe atë në fushat e tjera.
Minxhozi, ka komentuar edhe ngjarjet e fundit politike në Kosovë, me ç’rast u
ka bërë thirrje subjekeve kryesore në Kosovë që përmes bisedimeve të gjejnë
zgjidhjen për dalje nga kriza politike.

Kontrolloni gjithashtu

Papa Françesku po kërkon falje në Amerikën e Veriut për gjenocidin që Kisha Katolike u shkaktoi indigjenëve

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës. Gjatë fjalimit …