Rusia vazhdon përçmimin dhe injorimin e Turqisë

Pas rrëzimit të aeroplanit rus mbi territorin e Turqisë, Kremlini zyrtar ka ndërmarrë një aksion të përqendruar kundër Turqisë, me qëllim për të sprovuar gatishmërinë e NATO-s, në mbrojtje të vendit aleat. Përveç kërcënimeve, Rusia  ka vendosur masa restriktive kundër tregtarëve rus, ka goditur brenda Sirisë kamionët turq me ndihma humanitare me ç’ rast ka vrarë 7 shoferë e 10 punëtorë humanitarë. Kremlini zyrtar ka kërkuar që Turqia të kërkojë falje për aeroplanin e rrëzuar dhe të paguajë dëmet e shkaktuara. Edhe kreu i Kishës Ortodokse Ruse,  ka kërkuar që Aja Sofia, qendra kishtare e Bizantit t’ i kthehet për qeverisje Kishës ortodokse ruse, edhe pse ky objekt fetar prej vitit 1923 është Muze kombëtar i Turqisë, i pranuar në UNESCO  dhe nuk lejohet lutja fetare islame, apo e krishterë brenda objektit. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …