leoni

Nënshkruhet Marrëveshja për restaurimin e Qendrës Historike të Prizrenit

Në kryeqytetin historik të Prizrenit, vendim që tashmë është marrë në Kuvendin e Kosovës, të hënën u nënshkrua letra e marrëveshjes për hartimin e planit për revitalizimin dhe integrimin socio-ekonomik të komunitetit lokal në rrugën “Marin Barleti” në Prizren. Marrëveshja u nënshkrua ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zyrës së BE-së në Kosovë, Përfaqësuesit Special të BE-së, Komunës së Prizrenit, Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe OJQ “Ec Ma Ndyshe”. Marrëveshja parasheh realizimin e projektit në përputhje dhe duke përmbushur objektivat e Strategjisë Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (2017 – 2027) dhe ka për qëllim hartimin e një dokumenti strategjik për menaxhim dhe mirëmbajtje të trashëgimisë kulturore, dhe rikthim të qëndrueshëm dhe integrim të komunitetit lokal nëpërmjet zhvillimit ekonomik; Përgatitjen e projekteve preliminare për restaurimin e 14 ndërtesave të trashëgimisë kulturore në rrugën Marin Barleti; Përgatitje e projektit preliminar të dizajnit urban për rrugën Marin Barleti, që përfshin aspektet teknike dhe mobilerinë urbane. Ministri Kujtim Gashi i cili nënshkroi në emër të MKRS-së, vlerësoi se nënshkrimi i marrëveshjes shumëpalëshe bëhet konfrom zbatimit të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjit për Trashëgimi Kulturore dhe në përputhje me obligimet dhe detyrat zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …