Rruga Kaçanik-Han i Elezit e ndaluar javë me parë për qarkullim do të jetë e hapur nga dita e sotme. Këtë lajm e ka konfirmuar vet ministri i Infrastrukurës, Pal Lekaj. Ai ka bërë të ditur se kjo rrugë do të hapet sot në orën 09:00. Kujtojmë se pikërisht në rrugën Kaçanik-Han i Elezit, ndodhi aksidenti i 28 prillit, ku humbën jetën dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Armend Trena dhe Malsor Dashi. Kjo rrugë ishte mbyllur për shkak se terreni kishte rrëshqitje dheu dhe ishte rrezik për qytetarët.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …