Nxënësi i shkollës fillore “Edmond Hoxha”, Art Gjuli, ka zënë vendim e parë në garat ndërkombëtare, në matematikë. Nxënësi i shkollës fillore “Edmond Hoxha” në Junik, Art Gjuli, ka marrë pjesë në garat ndërkombëtare të matematikës Knagaroo 2018, të cilat janë mbajtur në Republikën e Kosovës. Art Gjuli i cili ka konkurruar në kategorinë 4 (klasa VII dhe VIII) në këto gara ka arritur vendin e parë me gjithsej 81 pikë të grumbulluara apo në përqindje 67.50%. “Komuna e Junikut është krenar me Artin dhe nxënësit tjerë duke ju dëshiruar suksese tjera në vazhdim duke na bërë krenar me suksesin e tyre”, është thënë në njoftimin e Komunës së Junikut.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …