Fyerjet raciste ndaj shqiptarëve që dikur i përdorte
ish-minstrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, tashmë janë përbrendësuar
gjerësisht në shoqërinë sllavo-maqedonase. Rasti i fundit skandaloz është shpërthimi
në racizëm i futbollistit të Vardarit, Goran Popov, i cili e quajti publikun
shqiptar ‘indianci’. Krejt kjo ndodhi në stadiumin e Çairit në ndeshjen çerekfinale
midis Shkëndijes dhe Vardarit, e cila u fitua me rezultat bindës nga skuadra
shqiptare (3:0). I frustruar nga humbja dhe ndëshkimi me karton të verdhë,
futbollisti sllavo-maqedonas, Goran Popov i quajti ‘indianë’ tifozët shqiptarë.
Nuk dihet nëse edhe ky rast skandaloz racizmi do të kalojë pa u ndëshkuar nga
Federata e Futbollit të Maqedonisë. Stadiumet e futbollit dhe palestrat
sportive në Maqedoni, prej kohësh janë shndërruar në tribuna racizmi
anti-shqiptar. Tifozëritë sllavo-maqedonase nuk kursehen në asnjë rast nga
thirrjet anti-shqiptare si ‘Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur’, ‘Dhoma
gazi për shqiptarët’ e të ngjashme me këto. Duke përfituar nga heshtja e
organeve të sigurisë, tifozët sllavo-maqedonas shpesh kanë sulmuar edhe banorët
shqiptarë.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …