Maturantët e rajonit të Prishtinës do t’i nënshtrohen sot testit të maturës. Sivjet testi i maturës është i ndarë në dy pjesë ku në pjesën e dytë pyetjet do të jenë varësisht nga profili i shkollimit të nxënësve. Testit dje iu kanë nënshtruar regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit, ndërsa nesër ata të regjionit të Prizrenit dhe Gjakovës kurse të enjten regjioni i Pejës dhe Mitrovicës. Pjesa e dytë e testit fillon më 5 qershor Nesër testimit do t’i nënshtrohen maturantët e regjionit të Prishtinës, më 30 maj ata të regjionit të Prizrenit dhe Gjakovës, ndërsa më 31 maj regjioni i Pejës dhe Mitrovicës. Provimit të maturës shtetërore do t’i nënshtrohen 29 mijë e 816 nxënës në të gjithë Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …