Gjuriq: Do të rikthehet vija ajrore Beograd-Prishtinë

Drejtori i të ashtuquajturës
Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se Serbia është e
interesuar për rikthimin e vijës ajrore Beograd-Prishtinë, e ndërprerë tash e
16 vjet. Ai ka sqaruar se kjo është çështje komerciale, e cila mund të zgjidhet
me bisedime. Sipas Gjuriqit, çështja e fluturimeve ajrore dallon
nga çështja e kontrollit të
shtresës së ultë të hapësirës ajrore. “Çështja e kontrollit mbi shtresën e ultë
është çështje statusore që ka të bëjë me sovranitetin dhe me integritetin
territorial të vendit tonë lidhur me të cilin pozita e Serbisë është përcaktuar
me Kushtetutë, me ligje dhe me rregullore të tjera vendore e ndërkombëtare”, ka
deklaruar Gjuriq, përcjellin mediet serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Kur Kina të zgjohet … bota do të dridhet II

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin

Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …