leoni

Vangjelia Verori: Sa krenarë u ndjemë!

Vangjelia Verori: Sa krenarë u ndjemë!

Vjena!!!… Qyteti i muzikës së Moxartit dhe artit të bukur.,dhe jo vetëm… Për bukuritë dhe vlerat që ka  dhe madhështinë e saj  ka tërhequr dhe tërheq gjithmonë vëmendjen e shumë turistëve vendas e të huaj nga e gjithë bota…  ..Dhe unë, gjithmonë e kisha menduar si një “ëndërr në sirtar” një vizitë ne këtë vend, por që dukej e pa arritshme e pa kapshme..

Por ja një dite të bukur,,ëndrrat u bëkan realitet..Viena me atë bukuri e përsosmëri në ndërtim dhe arkitekturë na priti mua dhe 160 të tjerë në një ditë të bukur maji në madhështinë e saj…

Ishte 5 maj dita e nisjes … Një organizim ky i drejtuesve të shkollave shqipe për fëmijët e lindur e rritur në Itali…

Ishte një iniciativë e shkëlqyer e zotit, Durim Lika drejtor i shkollës në Parma dhe mbështetur nga mjaft shkolla të tjera shqipe…

Nisja për ne Vjenën e bukur, me një objektiv dhe temë te veçantë “Viti i Skënderbeut”

Autobusët e porositur, e ç’do gjë gati, …

Nisemi drejt Vjenës…

Një udhëtim sa i bukur aq dhe objektiv..

Katër autobusë plot me fëmijë dhe prindërit e tyre,,.e të tjerë..  fëmijet qe mbanin veshur bluza me simbole të vendit tonë .. flamuj, banderola,  disa të tjerë fëmijë veshur me kostume kombëtare, plot këngë e valle tamam si për dasëm a festë shqiptare…

Dëshira ,kurioziteti ,entuziazmi ishin të pranishëm kudo gjatë gjithë atij udhëtimi mbreslënës..

Impakti i parë i takimit me atë qytet madhështor ishte befasues në bukuritë që shfaqeshin përpara…

Ndërtime  të hershme e te reja, por me një arkitekturë të mrekullueshme e me një harmoni të jashtëzakonshme që të linin me gojëhapur. Dhe ja në qendër të Vjenës Muzeu madhështor, ai që për mua e për te tjerët pa dyshim (ndër vite) ishte i pakapshëm i pa arritshëm…Një ndërtesë e mrekullueshme shumë katëshe …

Në atë muze ndodhej e gjithë bota…por  ishte edhe “Shqipëria”.”me thesarin” e saj..  Turistët e shumte dhe ne gjithashtu rrotulloheshim me kureshtjen për ta parë e riparë disa herë ato objekte pothuaj të magjishme dhe aq interesante të historisë tonë. Edhe ne e shikonim si diçka të magjishme këto objekte …Shpatën dhe përkrenaren e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti (Skëndërbeu)…Ndjenjë e bukur e pa përsëritur besoj.. E ne që ishim bashkëkombas të tij “krekoseshim” me këtë pjesë të historise tonë të lavdishme…

Por surpriza e Vjenës nuk mbaroi ketu…

Me lejë te Ambasadës tonë në Vjenë dhe organeve kompetente atje, grupet artistike të fëmijëve nga shkolla shqipe e Parmës dhe Astit veshur me kostume kombëtare dhe me flamurin tonë në qëndër, shpërthyen e shpalosën   nje program të bukur artistik. .kënga e vallja e bukur shqiptare mbushi sheshin para muzeut..Sheshi madhështor para muzeut u mbush plot ngjyra nga veshjet dhe flamujt tanë.

Kumboi hareshëm muzika jonë e bukur popullore nga meloditë tona të bukura.ritmike.. .. Turistët kureshtar nga shumë vende të botës rrethuan sheshin duke parë koncertin e fëmijëve tanë duke buzëqeshur e filmuar…duke  pyetur me kureshtje ,dashamiresi e admirim se nga vinim …e përgjigjja ish nga Shqipëria …Dhe unë e të gjithë të tjerët aty mu ne qendër të Vjenës në një botë të cilivizuar Europiane e ndjem me gjithë mend veten KRENAR QË JEMI SHQIPTAR (edhe me gjithë problemet e brëndëshme që  ka vendi ynë  )…Kultura dhe tradita shekullore e vendit tonë na bën të jemi krenar e krye lartë për atë që botës i kemi demostruar e demostrojmë gjithmonë, KULTUREN TRADITAT DHE  RRËNJËT TONA…

VANGJELIA VERORI

ITALI MAJ 2018

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …