Forcat speciale amerikane do t’i stërvitin kryengritësit sirianë, duke bërë bashkimin e të gjitha grupeve që financohen nga Uashingtoni në luftën kundër Shtetit Islamik. Pjesëtarë të forcave amerikanë tashmë kanë mbërritur në veri të Sirisë, ku pritet t’i stërvitin grupet e moderuara siriane si dhe luftëtarët kurd, njofton Observatori Sirian për të drejtat e njeriut. Kryengritësit kurd, paraqesin një nga grupet e vetme të konsoliduara që kanë arritur të ngadhënjejnë mbi ekstremistët e ISIS-it. Në një varg betejash, ata jo vetëm që kanë thyer xhihadistët e Shtetit Islamik, por kanë çliruar territore të konsiderueshme të banuara nga kurdët etnik.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim
Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …