Opozita e vlerëson si taktikë të ekzekutivit për të ndalur pjesëmarrjen e qytetarëve në manifestimit e opozitës, i cili do të mbahet të shtunën. Mu për këtë qëllim Qeveria ka vendosur që me rastin festës së 28 Nëntorit, dita e premte të jetë pushimi. Ndërsa, në Ministrinë e Administratës Publike kanë thënë se nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse e premtja është caktuar ditë pushimi. Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina ka deklaruar se këto janë taktika të Qeverisë, për t’ i stimuluar qytetarët që të largohen nga Kosova gjatë festës. Sot 6 ditë më herët, siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, janë paguar rrogat e punëtoreve të administratës, ndërsa të premten e ka shpallur ditë pushimi për të i stimuluar ata që të ikin për vikend jashtë Kosove, se më herët ju kishte thënë të mos shkojnë në koncerte, as në ngjarje sportive e as në qendra tregtare nëpër Kosovë”, ka shkruar deputetja Pantina. 28 Nëntori nuk është në radhën e festave të Qeverisë së Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …