Forca e Sigurisë së Kosovës shënon Ditën e Themelimit

 Forca e Sigurisë së Kosovës shënon “Ditën e Forcës”. Manifestimi qendror do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00. Në manifestim pritet të marrin pjesë autoritete të larta shtetërore, personalitete nga jeta politike dhe ushtarake dhe personalitete ndërkombëtare. Përveç në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, “Dita e Forcës” shënohet edhe në të gjitha Kazermat e FSK-së, ku ambientet e FSK-së do të jenë të hapura për qytetarët e Kosovës, si në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Istog dhe Bardhi i Vogël.  Duke folur për të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, komandanti i saj, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u parapërgatitur për misionin e ardhshëm. Deri më tani FSK-ja ka shënuar arritje të mëdha dhe është në pritje të vendimit të Kuvendit për transformimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës. ka theksuar në mes tjerash gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë intervistës për gazetën “Epoka e Re”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim

Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …