Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar për mediet se deputetët të cilët kanë fletë-arrest do të arrestohen nga Policia e Kosovës, çdo çast kur të akohen me ta, qoftë në ndonjë ambient tjetër, apo edhe në protestën e 28 Nëntorit.“Policia e Kosovës është e obliguar në zbatimin e fletë-arresteve të ligjshme, të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe është në realizim e sipër të fletë-arresteve tjera për personalitetet që kërkohen dhe në momentet kur takohen të njëjtit do të sillen në Prokurori ashtu siç parashihet në fletë-arreste”, ka thënë Kelani, kur është pyetur se a ka gjasa që deputetët të arrestohen, po qe se shfaqen në protestë. Policia e Kosovës do të ndërmerr veprime ligjore ndaj të gjithë personave që bien në kundërshtim me ligjin, dhe që përfshihen në vepra penale, ka thënë mes tjerash, Kelani.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …