leoni

Si e kishin përshkruar mediet në Beograd Betejën në Ludoviq më 26 nëntor 1997

Gazetari i gazetës “Vreme”, Dejan Anastasijeviq, kronikën për Betejen në Ludoviq të Drenicës më 26 nëntor 1997 e kishte titulluar “Varrimi i çdo  shprese”, në territorin e lirë të Kosovës.

…Vetëm disa kilometra nga Skënderaj, rruga ishte  bllokuar me një bager… Në të njëjtën kohë nga mali, në të dy anët e rrugës, është hapur zjarr nga automatikët dhe nga disa mina me tromblonë, të cilat kishin goditur afër disa transportierëve. Policët i kanë lëshuar automjetet dhe me forcë janë përgjigjur nga të gjitha tytat, duke përfshirë, mitralozët e topat kundërajrorë, gëzhojat e të cilave ishin shpërndarë kudo përreth.  Banorët vendës thonë se nga kolona e policisë është hapur zjarr pa kontroll dhe me tërbim gjatë tërë rrugës së kthimit për në Skënderaj. Me atë rast është vrarë edhe mësuesi, Halit Geci nga Llausha…

Familja Zabeli në Ludoviq, ku janë vëllezërit, Skënderi dhe Sokoli, 100 metra nga vendi i Betejës thonë se për një moment kanë dëgjuar krismat e luftimeve nga armët dhe nga një helikopter. Nga luftimet familjarët kishin shpëtuar në podrumin e shtëpisë. Skënderi u kishte thënë gazetarëve serbë se nëse vazhdon dhuna e tillë e barbarëve çetnikë serbë ai do të dilte në mal dhe do t’i bashkohej UÇK-së.

Gazetari serb, Abastasijeviq, kishte përkujtuar lexuesit se në dimër të vitit 1945 në këtë pjesë të Drenicës kishte luftuar komandanti i shqiptarëve Shaban Palluzha kundër divizioneve të Armatës së Jugosllavisë së Titos. Ai kishte përshkruar në hollësi situatën dhe në fund kishte arritur në konstatimin se policia serbe qysh moti e kishte humbur guximin t’ ia mësynte fshatrave të Drenicës gjatë natës, e prej sot ajo nuk do të guxonte të hynte më as gjatë ditës….

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …