leoni

Mytaher Haskuka: 140 me parë në Prizren është bërë përpjekja e parë e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar

Mytaher Haskuka: 140 me parë në Prizren është bërë përpjekja e parë e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka me anë të një postimi ka bërë të ditur së komuna që ai e drejton do të organizojë ngjarje të ndryshme kulturore dhe sportive në jubileun e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai ka thënë së140 me parë në Prizren është bërë përpjekja e parë e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Haskuka ka theksuar së gjatë  këtyre ditëve do të bëhet edhe rivarrimi i eshtrave të prijësit të Lidhjes, Ymer Prizrenit, i cili ka qenë i varrosur në Ulqin.

“34 vite para themelimit të Shqipërisë dhe 130 para pavarësimit të Kosovës, në Prizren është bërë përpjekja e parë e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar nga Perandoria Osmane. Në qytetin tonë prej vitit 1878 deri në vitin 1881 ka vepruar qeveria e parë shqiptare në krye me Ymer Prizrenin. Në jubileun e 140 të kësaj ngjarjeje që cilësohet si momenti i lindjes së kombit tonë, Komuna do të organizojë ngjarje të ndryshme kulturore dhe sportive. Prej datës 10 deri më 15 qershor në Prizren do të performojnë artistë nga të gjitha trojet shqiptare, në mënyrë që nëpërmes kësaj ngjarjeje madhore të shfaqim vlerat më të çmuara të kombit tonë. Gjatë këtyre ditëve do të bëhet edhe rivarrimi i eshtrave të prijësit të Lidhjes, Ymer Prizrenit, i cili ka qenë i varrosur në Ulqin. Në muajin qershor (ditën e 12), është edhe dita e çlirimit të qytetit tonë dhe me këtë rast ftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë në kryeqytetin historik shqiptar, në Prizren, që të bashkëngjiten festës jubilare. Ditët në vazhdim do të publikohet programi nga Këshilli Organizativ”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …