leoni

Kryeministri Haradinaj: Është koha e fundit, kur ne duhet ta kuptojmë rëndësinë e mbrojtjes së ambientit

Kryeministri Haradinaj: Është koha e fundit, kur ne duhet ta kuptojmë rëndësinë e mbrojtjes së ambientit

Ftoj të gjithë, institucionet e BE-së, gjithë partnerët, KFOR-i, FSK-ja, Policia, Zjarrfikësit, njësitë rajonale dhe regjionale të pastrimit të mbeturinave, të bëhen bashkë, që në vjeshtë, ta bëjmë njëherë një pastrim gjeneral në Kosovë, prej mbetjeve nga mbeturinat që janë bërë qe 20 vjet. Ky ishte mesazhi i Kryeministrit Haradinaj në ditën e parë të Konferencës së Nivelit të Lartë mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm, që i dedikohet mjedisit dhe e cila ka nisur sot në Prishtinë. Ai tha se gjendja në Kosovë nuk është e kënaqshme sa i përket çështjeve mjedisore, por ky është momenti i fundit kur ne duhet të reagojmë. “Është koha e fundit, kur ne duhet ta kuptojmë rëndësinë e mbrojtjes së ambientit”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se mungesa e hapësirave të gjelbra në vendet urbane dhe ndotja e ajrit, janë çështje që na preokupojnë në vazhdimësi. Ai falënderoi me këtë rast Komisionin Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, të cilët në vazhdimësi kanë ndihmuar me fonde, donacione dhe grante, në projekte që i dedikohen ambientit dhe përmirësimit të tij. “Miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë ndihmuar, që të fillojmë jetën në kushte emergjente pas shkatërrimeve që kanë ndodhë në vitin ’99 dhe tani po vazhdojnë të na mbështesin në përmirësimin e ambientit”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …