Gjuriq: Nuk e japim Ujmanin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq citohet të ketë deklaruar se liqeni i Ujmanit është i Serbisë. Gjatë vizitës në hidrocentralin dhe pendën e liqenit të Ujmanit që gjendet në territorin e komunës së Zubin Potokut, Gjuriq vlerësoi se ky resurs ka potencial të madh zhvillimor. Në pyetjen nëse Beogradi këmbëngul ende në qëndrimin se nuk do t’ia dorëzojë pronësinë e liqenit Prishtinës, ai është përgjigjur “Ujmani është i yni dhe i yni do të mbetet”. Sipas tij, kryeministri Vuçiq është fuqimisht për politikën e ruajtjes së pasurisë, përfshirë edhe liqenin i Ujmanit. Gjuriq ka bërë të ditur se Qeveria e Serbisë ka dëshirë që plani për turizmin vendor të shfrytëzohet edhe në territorin e Kosovës .

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …