Gjendja aktuale e sigurisë, përgatitja dhe shtimi i masave të përgjithshme të sigurisë për sezonin veror dhe pritjen e fluksit të mërgimtarëve, ishin disa nga temat e që u diskutuan në takimin punues që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e zhvilloi me përfaqësuesit kryesor nga institucionet e sigurisë dhe rendit në vend. Në këtë takim, kryeministri Haradinaj tha se roli i institucioneve të sigurisë, Policisë së Kosovës dhe mekanizmave të tjerë relevant në luftën kundër dukurive negative është shumë i rëndësishëm dhe pikërisht për këtë, duhet një mobilizim i të gjithëve që të mos ketë trend rritjeje të akteve delikuente dhe kriminale. Poashtu, kryeministri Haradinaj tha se edhe numri i vetëvrasjeve në Kosovë dhe i aksidenteve në trafik është tepër shqetësues, duke vlerësuar se duhet parë nga afër cilat janë shkaktarët e këtyre dukurive negative si dhe mundësinë e uljes së numrit të aksidenteve në trafik. Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, vlerësoi se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë, është stabile dhe shtoi se institucionet e rendit dhe të sigurisë që janë në kompetencë të MPB-së, janë duke punuar në përmirësimin e këtyre parametrave. Edhe u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, pasi falënderoi kryeministrin për angazhimin e tij për temat që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë, tha se është rritur dukshëm përgjegjësia dhe angazhimi i Policisë Kosovës, në krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarët.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …