Kryetari i shtetit, Hashim Thaçi thotë së vendi ynë është një prej shteteve më të sigurta në Evropë, pasi që është e pranishme NATO por edhe institucionet shtetërore të sigurisë të cilat janë shumë aktive në luftimin e dukurive negative dhe ofrimin e sigurisë.
“Kosova është prej vendeve më të sigurta në Evropë, pasi është prezenca e NATO-s, një prezencë e fuqishme dhe nuk ka rrezik nga askush për t’u sulmuar. Ne kemi themeluar institucionet tona të sigurisë për të luftuar pa kompromis kundër terrorizmit dhe po punojmë maksimalisht për themelimin e forcave të armatosura të Kosovës si ushtri multietnike, sipas standardeve të NATO-s dhe në një proces të koordinuar me NATO-n dhe SHBA do të formohet kjo ushtri”, ka thënë Thaçi me rastin e promovimit të librit biografik të tij “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” nga Akademia Diplomatike e Vjenës.