Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot do të qëndrojë për një vizitë në komunën e Skenderajt dhe të Drenasit. Me këtë rast, ministri Gashi dhe kryetari i Komunës, Bekim Jashari, në ambientet e komunës do të nënshkruajnë tri memorandume mirëkuptimi, dy në fushën e trashëgimisë kulturore dhe një në fushën e sportit. Ndërsa, gjatë vizitës në komunën e Drenasit, ministri bashkë me kryetarin Ramiz Lladrovci do të nënshkruajnë memorandumin për ndërtimin e Stadiumit të Drenasit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …