Edi Rama: Kryetari, Ilir Meta do të dekretojë Sandër Lleshin Ministër të Brendshëm

Edi Rama: Askush nuk e do Shqipërinë e Madhe, por nëse gjithnjë thërritet “ujku, ujku”, ai mund të përgjigjet

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë në Vjenë se askush nuk e do Shqipërinë e madhe, por nëse gjithnjë thërritet “ujku, ujku”, ai, një ditë, ndoshta, edhe do të përgjigjet. “Nuk e di nëse edhe në mesin e nacionalistëve më të mëdhenj të jetë angazhuar ndokush për Shqipërinë e madhe, kjo është shfrytëzuar për arsyetim të spastrimit  etnik”, citon b92 të ketë thënë Rama. Ai ka shfaqur kënaqësinë që sheh  zhvillim pozitiv në marrëdhëniet Shqipëri –Serbi. Kryeministri shqiptar ka shtuar se Kosova është bërë vend i sigurt për serbët.  Rama është takuar me kryeministrin austriak, Sebastian Kurtz i cili tha se Austria është një vend partner i Shqipërisë dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe i mbështesim në rrugë drejt Bashkimit Europian. Aspirata për Shqipërinë e  Madhe për Edi Ramën vazhdon të jetë inekzistente, sepse ai e mendon të tillë, meqë është pajtuar me ndarjen e trojeve të Shqipërisë në gjashtë shtete, ndërsa prisni kur do të flasë krejt ndryshe në 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …