Është përuruar libri "Goli Otoku -histori e trishtë e një krimi shtetrorë jugosllav" e autorit Neriman Braha

U përurua libri, “Goli Otoku -histori e trishtë e një krimi shtetror jugosllav…”, i autorit,  Meriman Braha

Sot, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, në Prishtinë, është përuruar  libri i autorit, Meriman Braha: “Goli Otoku, histori e trishtë e një krimi shtetëror jugosllav – të burgosurit politikë shqiptarë në vitet 1949-1961. Fillimisht është shfaqur filmi dokumentar për burgun e Goli Otokut, në të cilin kanë vuajtur dënimet  486 të burgosur shqiptarë në atë periudhë. Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë,  Hydajet Hyseni, për këtë rast, foli për torturat që u kanë bërë të  burgosurve shqiptarë. Ai tha se familjen Braha këto jehona makthi e ndjekin pandarë. Ky libër është monument. Goli Otoku ishte golgota shqiptare si familje e ngushtë më dy dëshmorë të Luftës së Dytë Botërore. Kjo familje ishte e internuar nëpër breza. Por asnjëherë nuk ishte thyer.

Profesor, Zymer Neziri në fjalën e tij në përurimin e librit, foli për jetën dhe veprën e autorit, Neriman Braha, si dhe për familjen e tij duke veçuar se familja e tij ishte shkollë atdhetarie.

Në fund të përurimit,  autori i librit i falëndëroi të pranishmit. Ai tha: më vjen keq që po ju dhuroj një libër të rëndë e  të trishtuar, sepse në çdo faqe të tij ka vuajtje. Ende mungojnë të dhënat e sakta se sa të burgosur kanë qenë në Goli Otok. Jugosllavia është themeluar e rithemeluar në pellgun e gjakut. Tito ishte ai që jepte urdhra për likuidim shqiptaresh. Për 2 muaj u pushkatuan 200 mijë njerzë me urdhër të Titos, përfundoi fjalën e tij, Meriman Braha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …