Qeveria e Kosovës

“Rritet e forcohet” Qeveria e Kosovës

Numrit të madh të anëtarëve të kabinetit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri, Ramush Haradinaj iu kanë shtuar edhe dy koordinatorë të rinj, të cilët marrin paga po aq sa 74-zëvendës-ministrat e kabinetit qeveritar. Kundër këtij vendimi ka pasur kritika dhe reagime të ndryshme, por dihet se kjo nuk bën dobi, përkundrazi ia shton oreksin Qeverisë.  Stafit të 74 zëvendësministrave me  21 ministrat, do t’i shtohen edhe koordinatorët, të cilat janë shpenzime ekstra për arkën e shtetit. Zëvendësministri ka rrogë prej 1,200 euro dhe mund të ketë një asistent me 419 euro rrogë e një shofer. Paga mujore e një koordinatori do të jetë 1270 euro, duke bërë kështu që Kosova ta ketë qeverinë me numrin më të madh të anëtarëve të saj në rajon. Qeveria Haradinaj deri më tani zyrtarisht ka të emëruar katër koordinatorë, Besnik Tahirin – koordinator nacional për Reforma Shtetërore, Mendim Rugovën – koordinator për Ndryshime Klimatike dhe Çështje të Ambientit, Rexhep Hotin – koordinator nacional për Kulturë, Rini dhe Sport dhe një koordinator Nacional për Gjeneratën e Re. Kjo është e arritura numër një e Qeverisë Haradinaj deri tani qeveria më e kushtueshme për buxhetin e vendit më të varfër të Evropës, të cilin e lënë pas shumë shtete të Afrikës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …