Selimi: Komandanti i UÇK-së mbahet në burg, komandanti i ushtrisë serbe viziton Prishtinën

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në një shkrim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, ka kritikuar mos-reagimin e kryeministrit, Isa Mustafa dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi ndaj vizitës së krye-gjeneralit të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq në Prishtinë. Sipas deputetit Selimi, “Dikoviqi u kthye në vendin e krimit e në ndërkohë Qeveria Mustafa-Thaçi insistojnë në realizimin e interesave të shtetit të tij kriminal, siç është Zajednica”. Ai ka shtuar se çdo Qeveri do të duhej të reagonte se përse nëpër botë shëtit një kriminel i akuzuar për krime dhe masakra ndaj qytetarëve tanë. “Ja çfarë sollën Qeveritë tona! Komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së e mbajnë në burg e komandantit të ushtrisë serbe ia hapin rrugën për në Prishtinë, në vend se të ishte e kundërta”, shkruan deputeti Selimi. Ai, më tej, ka pyetur në mënyrë retorike nëse pushtetarët nuk e paskan ditur për ‘vizitën’ e komandantit pushtues serb, a e dinë ata së paku se komandanti çlirimtar dhe bashkëluftëtarët e tij po mbahen ende në burg.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …