Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën të udhëhequr nga Stephanie Eble. Gjatë takimit Ministri Hamza e njoftoj Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtarë për progresin të cilin e ka arritur Kosova gjatë këtyre muajve në fushën e financave, për trendin e mirë të hyrave, nivelin e shpenzimeve buxhetore, si dhe për stabilitetin makro fiskal në përgjithësi. Ai po ashtu e njoftoj stafin e FMN-së per ligjet e reformës tatimore dhe planet për të vazhduar me reforma në politika fiskale në të mirë të bërit biznes në Kosovë. Hamza gjithashtu u shpreh se Ministria e Financave vazhdon të ketë raporte të shkëlqyera me Fondin Monetar Ndërkombëtare dhe falënderoi FMN-në për ndihmën që vazhdon të jep për Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj. Ndërsa, udhëheqësja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë për Kosovën Stephanie Eble, falënderoj ministrin Hamza për paraqitjen e progresit dhe vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të misionit të FMN me Ministrin e Financave.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …