Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se platforma që është dorëzuar në Kuvend për dialogun me Serbinë është e dobët dhe pa përmbajtje. Ai tha se kryeministri Haradinaj ka hequr dorë komplet nga dialogu me Serbinë. “E dimë që partia e tij është e pesta me radhë dhe askush nuk e pyet për asgjë. Kryetari i PDK-së ka deklaruar që është i gatshëm që udhëheqjen e dialogut t’ia kaloj LDK-së. Në fakt ky është dështim i pozitës kur i adresohet opozitës. Ne jemi të gatshëm të marrim përsipër këto procese por vetëm pasi të marrim mandatin nga qytetarët e vendit përmes votës së lirë. Ky koalicion ose duhet të marr përsipër procese të mëdha ose të mbahen zgjedhje në vend. Platforma që është dorëzuar në Kuvend është e dobët dhe pa përmbajtje. Në fakt kjo platformë prezanton varfërinë e vizionit politik dhe mungesën për tu përballur me agresionin e djeshëm, Serbinë. Në atë platformë duket se ne jemi agresorë për luftën që ka ndodhur në Kosovë. Mendojmë që në këto bisedime duhet të shkojmë krenar si popull që kem luftuar për lirinë tonë e jo si bashkë fajtorë për luftën që ka ndodhur në Kosovë. Në do themi fjalën tonë në kuvend si opozitë duke kryer rolin e gardianit të shtetit, ka thënë Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …