leoni

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Zëvendës-kryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke thënë se ata janë e ardhmja e çdo shoqërie. Ai ka theksuar se bartësit e institucioneve e kanë për obligim që fëmijëve në Kosovë t’u krijojnë kushte sa më të mira për shkollim, edukim si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre. “Të gjithë fëmijëve në mbarë botën, urime 1 Qershorin, Ditën e fëmijëve! Është obligim i yni që fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë kushte sa më të mira për shkollim, edukim si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie dhe përkushtimi ynë është që të gjithë fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë mirëqenie e perspektivë sa më të mirë. Për ne si prindër, ata janë frymëzimi ynë dhe pasuria më e madhe që e kemi, tha mes tjerash Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …