Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një konferencë me gazetarë ka thënë se dëshiron t’u drejtohet deputetëve të opozitës që t’i ftojë për të kuvenduar në Kuvend. Mustafa ka thënë se nuk ka pasur njohuri për vizitën e shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Serbisë në Kosovë. Kryeministri është zotuar se nëse Gjykata Kushtetuese vendos se marrëveshja për Asociacionin nuk është në përputhje me Kushtetutën, atëherë ajo nuk do të zbatohet. Për vizitën e komandantit të ushtrisë serbe, në Qendrën e KFOR-it në Prishtinë, kryeministri ka thënë se Qeveria dhe institucionet nuk kanë qenë në dijeni për të. Megjithëse ka kaluar një javë nga tentimi i ministrit Avdullah Hoti që të shkojë në veri, kryeministri ka thënë të mos i ketë kërkuar ende informacione shtesë atij për bllokimin, që serbët lokalë ia bën ministrit Hoti, të cilin e kthyen dhunshëm nga Veriu.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …