leoni

Lavdim Rexhep Likaj (11.8.1978 - 1.6.1998)

Lavdim Rexhep Likaj (11.8.1978 – 1.6.1998)

Lavdim Likaj lindi më 11.3.1978 në fshatin Carrabreg të komunës së Deçanit. Mësimet e para i mori në shkollën fillore të vendlindjes, ndërsa të mesmen e kreu në Deçan. Gjatë shkollimit, në ndeja, oda e në familje mori edukatë kombëtare dhe ishte i bindur se pa një luftë të vendosur çlirimtare Kosova e viset e tjera shqiptare të shkoqura nga trolli i kombit shqiptar nuk do të ketë jetë të pavarur. Edhe pse i ri, ai ishte i përgatitur për sfida të reja, qofshin ato edhe me pasoja.

Edhe vëllezërit e tij, Enveri e Samiu, në mënyra të ndryshme dhanë një kontribut të çmuar gjatë viteve ’90-ta, sidomos me të mira materiale, nga ku ishin të punësuar në mërgim, së pari në mbajtjen e familjes, pastaj arsimin, shëndetësinë e nevoja të tjera për Kosovën e robëruar.

Në prill të vitit 1998 Lavdimi u inkuadrua ushtar fronti në Shtabin e Carrabregut dhe, fare pa hezituar, luftoi nëpër fshatrat e komunës me plot vullnet e trimëri të pashoqe kudo që pati nevojë. Kohë pas kohe, që nga qershori 1998, këtu morën pjesë edhe njësi të tjera regjionale të Zonës Operative të Dukagjinit (Gjakovë, Rrezar, Gllogjan, Dubovik, Llukë e Epër e vullnetarë të rajoneve të ndryshme. Ndër ta meritojnë respekt e nderim për pjesëmarrje ushtarë e vullnetarë të ardhur nga njësitet e tjera të luftës çlirimtarë në Carrabreg (Elton Zherka, Përmet Vula, Maliq Ndreca etj.), të cilët dhanë e morën përvojë luftarake dhe u mësuan sidomos me psikozën e luftës, duke fituar sadopak përvojë luftarake Edhe pse i ri, Lavdimi ishte ndër të parët në komunën e Deçanit që, me plot vullnet, fuqi shpirtërore e fizike, u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që në fillim të luftës, Lavdimi nuk pati si të përgatitet gjithaq, nga shkaku i mungesës së armatimit e ushtrimeve mjaft të nevojshme për luftë. Mirëpo, vullneti i pakufishëm për luftë, morali i lartë personal, por edhe i fituar në ditët e luftës, e poqën djaloshin deri në shkallën e lakmueshme ushtarake, i gatshëm të luftojë përherë në vijën e parë të frontit, derisa ra heroikisht dhe u përjetësua në histori.

Gjithashtu, ai ishte ndër vullnetarët e parë që shkoi dy herë në Malësi për furnizimin e UÇK-së me armatim, edhe pse vetë ka pasur armë personale, por dëshironte t’i pajisë edhe bashkëluftëtarët e tjerë me to. Herën e parë shkoi me kushëririn, Minirin, ndërsa herën e dytë me Ibrën, të cilët iu bashkuan kolonës për furnizim. Brenda prillit, ai dy herë ishte në Malësi për armatim. Pas kthimit nga Malësia, me bashkëluftëtarë të tjerë, me kushëririn, Ibrën e me rreth njëqind bashkëluftëtarë të tjerë, me plot e përplot armë e municion, të ngarkuar në rreth 30 kuaj, hasin në prita të kurdisura serbe në kufi afër Morinës. Pas një zbrapseje, prapë udhëtojnë, kalojnë dhe arrijnë në Sukë e në Gllogjan. Do armë i sjellin deri në Carrabreg të Poshtëm, te Beqir Ukëhaxhaj. Nga rrugëtimi i mundimshëm, Lavdimit të ri gati njëzetëvjeçar, si shumë të tjerëve, i kishte rënë lëkura e shputave të këmbëve.

Lavdim Likaj e Blerim Dervishaj ranë heroikisht në mbrojtjen e pozicioneve luftarake kundër armikut, me rastin e një ofensive të ashpër njëjavore, ku forcat serbe synonin depërtimin në drejtim të Gllogjanit me rrethinë. Ishte pika më e ashpër luftarake në rrugën Gjakovë-Pejë, pikërisht te lagja Qorraj e Ramosaj, gjithandej deri te Belegu e më gjerë, drejt Llukës e Gllogjanit.

Lavdimi ra heroikisht më 1 qershor 1998 afër shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” të Carrabregut, bashkë me Blerim Dervishajn nga Rrezari (ish-Irzniqi) dhe Valdet Kuçin nga Deçani, pas njëmbëdhjetë orë luftimesh të ashpra. Aty plagoset edhe ushtari Halit Gogaj, ndërsa Qaush Cacaj, pak a shumë, kaplohet nga traumatizimi. Zhvillimet e ofensivës së ashpër në Carrabreg atë ditë bëjnë që edhe komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit të vijë e t’i vizitojë pozicionet, madje edhe të marrë pjesë, por ishte e pamundshme nga shkaku i shtimit të forcave armiqësore me pjesëtarë dhe me arsenal ushtarak shumëfish më të shumta.

Si i tillë, me heroizmin shembullor, Lav.dimi e siguroi pavdekësinë në historinë kombëtare. Trupi i tij ende nuk është gjetur. Me dëshirën e familjes e pajtimin e eprorëve, varri e i tij është i hapur në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan.

Ndërkaq, Blerimi, i motivuar nga dhimbja për rënien e vëllait, e nga masakra e përgjakshme rrëqethëse në Reçak e shkaktuar nga terrori serb, si dhe i frymëzuar nga dëshira për lo liri e vazhdim të veprës madhore liridashëse të vëllait të rënë dëshmor, erdhi nga Gjermania, ti stërvit tri javë rrjesht në Dajt, u rreshtua në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që nga shkurti i ’99-tës dhe luftoi me trimëri të rrallë, deri në çlirimin e Kosovës.

Me gjithë tmerret e kërditë luftarake nga armiku në Deçan, Prejlep etj., fronti i Carrabregut i shtrirë deri në Beleg e më gjerë, nuk ka pushuar deri në shtator të atij viti.

Frontin e nënzonës së ZOD-it të sapoformuar në prill 1998, që përfshinte komunën e Deçanit e përbënin tri njësi:  I. Njësia e Carrabregut të Poshtëm, me komandant Isuf Ukëhaxhajn, II. Njësia e Carrabregut të Epërm e komanduar nga Jashar Dobraj dhe III. Njësia e Deçanit e komanduar nga Mehmet Osaj. Pas rënies së Deçanit dhe Carrabregut të Epërm, e        këto tri njësi formuan frontin e përbashkët, kryesisht me përqendrim luftarak në Carrabregun e Poshtëm. U fillua me përgatitjen fizike e psikike të ushtarëve fillestarë, me dërgimin e grupeve ushtarake për furnizim armatimi e stërvitje, me bllokimin e rrugëve kyçe për mbrojtjen nga armiku, si dhe me hapjen e istikameve dhe krijimin e pozicioneve mbrojtëse kudo ku ishte e nevojshmeë. Në fillim, me vendimin e shtabit të ZOD-it, Adem Ukëhaxhaj u vendos të emërohet komandant për Carrabregun e Epërm dhe për regjion të Vokshit, derisa ra deshmor më 2 qershor 1998, të cilin e zëvendësoi Maliq Ndrec, ndërsa për Carrabreg të Poshtëm e Beleg deri në Kodrali e Prokolluk emërohet Shemsedin Çeku. U bë organizimi i grupeve për furnizim me armatim, siç ishte grupi i nisur më 28 maj 1998 i përbërë nga 24 djem nën udhëhegjen e Xajë Çelës dhe Rasim Mazrekajt. Dëshmori i parë i betejës së Carrabregut ishte Muharrem Lataj. Për shkak të mjeteve të rënda artilerike serbe (tanksa, autoblinda, transporterë, praga, granatime) fronti i UÇK-si të tri njësive të nënzonës (Carrabreg i Epërm, i Poshtëm dhe i Deçanit me rrethinë), u detyrua të përqendrohet në Carrabreg të Poshtëm.

Lufta u zhvillua kryesisht te shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit”, në lagjen Qorraj ku ishin pozicionet ushtarake shqiptare shpesh në afersi 30-50 m.

Pikërisht në mbrëmjen e datës 31 maj 1998, për shkak të ashpërsisë së luftimeve, kishte ardhur edhe vetë komandanti i ZOD-it Ramush Haradinaj me disa ushtarë, ku urdhëroi që të hapen istikame, të cilat mundësuan shtimin e rezistencës e kufizimin e viktimave. Fatkeqësisht, ditët në vazhdim të ofensivës së ashpër, sollën edhe rëniet heroike të dëshmorëve të tjerë që u përjetësuan në historinë kombëtare: Lavdim Likaj, Blerim Dervishaj, Valdet Kuçi, Adem Ukëhaxhaj, Faik e Besim Ukëhaxhaj, Artan e Rexhë Qorraj, si dhe të tjerë të plagosur Pas rënies së frontit të Deçanit e përgjithësisht të anës përëndimore të kësaj nënzone, ku përfshiheshin Carrabregu i Epërm deri në Voksh, Adem Ukëhaxhajn c rënë dëshmor më 2 qershor 1998 e zëvendësoi Maliq Ndreca, ndërsa për shtabet lokale u emërua Mehmet Osaj (për Deçan), Isuf Ukëhaxhaj (për Carrabreg të Poshtëm), dhe Jashar Dobraj (për Carrabreg të Epërm). Kjo vijë frontale rezistoi pa u lëkundur deri më 8 shtator 1998. Armikut iu shkaktuan dëme njerëzore e ushtarake. Lufta shpesh u zhvillua edhe në afërsi të vogla. Ndërkaq armiku përdori edhe mina tromblonike, të cilat nuk mund të hudhen më tepër se 150 m. prej të cilave bien heroikisht më 13 korrik 1998 Artan e Rexhë Qorraj, si dhe plagoset rëndë Haki Qorraj.

Megjithëkëtë, armiku u dëtyrua të tërhiqet. Në ofensivën e Carrabregut morën pjesë e përvojë të mjaftueshme edhe ushtarë e vullnetarë të rajoneve të tjera nga Gjakova (pos tjerësh edhe Elton Zherka,’Përmet Vula, Yll Morina, Bes Bishtazhini, Tomori etj., pastaj Blerim Dervisha j nga Rrezari, i cili ra heroikisht te shkolla fillore e Carrabregut, Fatmir e Luan Nimanaj, Sokol, Xhevdet, Demë e Gëzim Sejfijaj, Haki Sylaj, e të tjerë nga Gllogjani, Dubrava, Lluka, si dhe njësia elite “Shqiponjat e Zeza”. Disa nga këta, tani janë dëshmorë të kombit.

Kah fundi i gushtit, mbarë ZOD-i sulmohet nga të katër anët: nga Gjakova, për ta sulmuar Baballoqin e Gramaçelin, nga Klina për në Lug të Baranit,. nga Peja për në Logjë e Raushiq, ndërsa nga Deçani një konvoj armiqësor pozicionohet në mes të fshatrave Carrabreg dhe Prejlep, pikërisht Te Bunari i Fushës me armatim të rëndë e të shumtë, madje me dy sisteme raketore tokë-tokë, pos pozicionimit të topave kalibrash të ndryshëm, sisteme të raketave të tipit kaçusha dhe disa bateri të minahedhësve 120 mm. në Podin e Gështenjave mbi Deçan e mjete të ndryshme luftarake motorike. Gjatë kësaj ofenzive triditore nga radhët e UÇK-së bie heroiki·sht epror Sokol Sejfiaj nga Gllogjani. Me gjithë armatimin më modern të formacioneve policore-ushtarake serbe, qëndresa e UÇK-së ishte titanike. Armiku pësoi humbje jo vetëm në ushtarë, por edhe në armatim, si: një tanks, një rrjet të tipit “Praga”, një autoblindë etj. Andaj, fronti i Carrabregut rezistoi pesë muaj, megjithë dëmet e rëniet e shumë luftëtarëve, tani dëshmorë. Ndërkaq, UÇK-ja e këtyre pozicioneve u detyrua të tërhiqet përkohësisht, për shkak të rrethanave të rënda luftarake të pabarabarta, të pamundësisë së mbajtjes së disa pozicioneve përreth, të mosrrezikimit të popullatës së paarmatosur, për të rivazhduar më vonë me organizime të reja e më të volitshme. (Z. Gj.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …