Kryetari Latifi pritet në takim nga ministri i Financave Bedri Hamza

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtori për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani janë pritur në takim nga Bedri Hamza, ministër i Ministrisë së Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në takimin me ministrin Hamza dhe Kryetarit Latifi është biseduar rreth bashkëpunimit më të afërt e konkret në të ardhmen. Po ashtu, u bisedua në lidhje me gjetjen e mundësive për mbështetjen e disa projekteve kapitale në Komunën e Rahovecit, siç janë: palestra e sportit në qytet, QKMF-objekti i emergjencës në Rahovec, shtimi i mjekëve dhe infermierëve në shërbimin shëndetësor, si dhe për projekte tjera të cilat janë adresuar me shkrim e që kanë ndikim në mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Rahovecit. Nga Ministri Hamza, Kryetari Latifi ka kërkuar përkrahje për zbutjen e obligimeve financiare, dukë thënë se presim mbështetje konkrete nga ana e Ministrisë së Financave në projekte të cilat janë jetike për qytetarët e komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …