MASHT SHËNON 1 QERSHORIN – DITËN NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), organizoi konferencën me temën “Promovimi i paqes nëpërmjet edukimit”. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  Shyqiri Bytyqi, me këtë rast uroi fëmijët për këtë ditë të rëndësishme, duke i siguruar se MAShT dhe institucionet tjera arsimore   janë të angazhuara në ofrimin e paqes dhe sigurimin e një arsimimi dhe edukimi cilësor për ta. Ministri Bytyqi tha se, përkushtimi i Ministrisë së Arsimit në respektimin e të drejtave të fëmijëve është i vazhdueshëm, duke reflektuar me krijimin e legjislacionit dhe kornizave ligjore që mbrojnë dhe avancojnë të drejtave e fëmijëve karshi standardeve dërkombëtare që aplikohen. “Me integrimin dhe zhvillimin e dokumentacionit, ligjit dhe dokumentacioneve tjera, ne synojmë që vërtetë të krijojmë kushte që fëmijët tanë të edukohen siç duhet dhe të kenë një jetë dhe një të ardhme të mirë në vendin tonë”, ka theksuar ministri Bytyqi. Ministri Bytyqi ka folur edhe për përfshirjen e të drejtave të fëmijëve në Planin Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017/2020, Strategjinë për komunitetet RAE, Strategjinë për zhvillimin e të drejtave dhe krijimin e mundësive të barabarta për fëmijët me nevoja të veçanta, atë për parandalimin e braktisjes së hershme të shkollës dhe dokumente të tjera të rëndësishme me qëllimin e vetëm që të krijohen kushte të barabarta për fëmijët tanë. Ndër të tjera, ministri Bytyqi tha se, MAShT është e përkushtuar në zbatimin e dokumenteve nacionale në fushën e të drejtave të njeriut, në veçanti të drejtat e fëmijëve, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, të cilët po ashtu janë të përkushtuar në qasjen e barabartë në arsim për të gjithë fëmijët. Në këtë konferencë, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që merren me të drejtat e fëmijëve në Kosovë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët theksuan rëndësinë e investimit në fëmijërinë e hershme dhe sigurimin e një edukimi cilësor për fëmijët. Në këtë konferencë u prezantua edhe spoti vetëdijesues i përgatitur nga MAShT për rëndësinë e zhvillimit në fëmijërisë së hershme, me ç’ rast ministri shprehu përkushtimin e tij dhe të Ministrisë së Arsimit për të siguruar mundësi të barabarta për të gjithë fëmijët. Në fund, ministri Bytyqi mori pjesë në punëtorinë e nxënësve, të cilët përmes krijimtarisë së tyre artistike përcillnin mesazhe për paqe në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …