Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të
deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi. Kërkesa e palës mbrojtëse kishte të bënte
me lirimin e saj nga paraburgimi. Me këtë rast, Gjykata e Apelit vetëm sa ka
konfirmuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore për masën e paraburgimit
prej 30 ditësh, duke e cilësuar atë si të bazuar. Përndryshe, deputetja
Kadaj-Bujupi është arrestuar me 18 nëntor pas fletëarrestit të lëshuar nga
Gjykata Themelore e Prishtinës. Ajo dyshohet për veprën penale të përdorimit të
armës apo mjetit të rrezikshëm, që penalizohet deri në 10 vjet burgim.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …