Kryetari Hashim Thaçi është takuar me profesor dhe student të Universitetit të Oxfordit

Kryetari Hashim Thaçi është takuar me profesorë dhe studentë të Universitetit të Oxfordit

Kryetari, Hashim Thaçi ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Britaninë e Madhe ka mbajtur një ligjëratë  në Universitetin e Oxfordit. Ai ka shkruar se në Universitetin e Oxfordit ka bashkëbiseduar me shumë studentë për Kosovën dhe rrugëtimin e vendit tonë drejt pavarësisë. Para studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Oxfordit fola për zhvillimet aktuale në Kosovë, për procesin e shtet ndërtimit dhe për domosdoshmërinë për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje. Është koha e duhur që Kosovës t’i hapet perspektiva euroatlantike. Studentët ishin të interesuar për gjendjen ekonomike, perspektivën e të rinjve dhe pozitën komuniteteve jo shumicës në Kosovë, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …