Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
ka premtuar se manifestimi i thirrur nga opozita me 28 Nëntor, do të jetë paqësor
dhe nuk do të rrezikojë sigurinë e askujt. Përmes një komunikate për medie, ky
subjekt ka qartësuar se manifestimi paqësor i 28 nëntorit, do të jetë paqësor dhe
i qetë. “Manifestimi
ynë ku do të marrin pjesë i madh e i vogël, nuk mund të lidhet me asgjë, përpos
me një kundërshtim qytetar për dy marrëveshjet të cilat tashmë po i kundërshton
shumica”, thuhet në njoftim. Sipas AAK-së, opozita e bashkuar është e përcaktuar
që në këtë tubim të shpalos kundërshtimin civil e qytetar për dy marrëveshje që
rrezikojnë funksionimin normal të Kosovës. “Në këtë tubim do ta dërgojmë një
mesazh për pushtetin. Askush nuk mund të jetë mbi kushtetutën e kundër
interesave të vendit, as me nënshkrime e as me këto dy marrëveshje. Ne do të
jemi paqësorë dhe tubimi ynë nuk do ta rrezikojë sigurinë e askujt”, thuhet në
njoftimin për media të AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Ushtarët amerikanë të rreshtuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, po patrullojnë në veri të Kosovës
Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, misioni i udhëhequr nga NATO …