Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokratike, Bilall Sherifi ka shkruar se Kosova duhet ta përcjellë mesazhin se përfundimi i dialogut nuk ka lidhje me statusin politik të saj. Ai ka shkruar më tutje se çdo marrëveshje që nuk do të bazohej në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk do të vendoste drejtësi, prandaj si e tillë do të ishte e pa qëndrueshme. “Çdo marrëveshje që nuk do të bazohej në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që do të thotë, çdo gjë më pak se njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, nuk do të vendoste drejtësi, prandaj si e tillë do të ishte e pa qëndrueshme dhe do të do të mbante në fuqi konfliktin e ngritë që nga koha e përfundimit të luftës” ka shkruar në mes tjerash shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokratike, Bilall Sherifi.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …