Kodi telefonik shtetëror i Kosovës +383 mund të vonojë së zbatuari në tërësi sërish

Autoriteti Rregullativ i Komunikimit Elektronik dhe Postar, e shtyen implementimin e kodit shtetëror për në tetor

Autoriteti Rregullativ i Komunikimit Elektronik dhe Postar, e ka shtyrë implementimin e kodit telefonik shtetëror 383 për datën 31 tetor për shkak të krizës së krijuar në Telekomin e Kosovës. Lajmin e ka për të ditur kryetari i Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi, tha se janë dëshmitarë se Telekomi i Kosovës ka kaluar në disa kriza dhe ndryshime të vazhdueshme, sidomos në vitin e fundit dhe si rezultat i kësaj, ai tha se disa nga projektet me rëndësi e posaçërisht projekti i Kodit ka mbetur mbrapa, raporton KP. Për këtë ai tha se e kanë mirëkuptuar Telekomin dhe e kanë shtyrë afatin deri më 31 tetor të këtij viti. Sipas tij, në qoftë se edhe deri më këtë datë kjo ndërmarrje publike nuk është e përgatitur, do gjobitet në bazë të ligjeve në fuqi. Gashi ka shtuar se në rast se implementohet Kodi 383, është në të mirën e operatorëve të telefonisë në Kosovë, dhe sipas tij, çdo vonesë e implementimit të Kodit shtetëror shkon pikërisht në dëmë ekonomik të vet operatorëve dhe po ashtu në dëme të imazhit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …