Eksodi

Më 4 qershor 2018, në Bashkinë e Bajram Currit shënohet 20-vjetori i eksodit të qytetarëve të Kosovës

Të hënën në Bashkinë e Bajram Currit shënohet 20-vjetori i eksodit të qytetarëve të Kosovës të cilët ishin detyruar dhunshëm ta lëshonin Kosovën nga forcat ushtarake e policore serbe, pasi kishin filluar t’i sulmonin fshatrat e Dukagjinit, përkatësisht fshatrat rreth kufirit shqiptaro-shqiptar. Bashkia Tropojë, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut të Kukësit, organizon aktivitete të ndryshme me rastin e 20-vjetorit të eksodit të kosovarëve në Tropojë. Ky aktivitet do të zhvillohet në pallatin e kulturës “Dardania” në qytetin e Bajram Currit më 4 qershor 2018, me fillim nga ora 10:00, ndërsa tubimi madhështor do të organizohet në sheshin e Bajram Currit në orën 11:30. Me këtë rast janë ftuar shumë personalitete të jetës publike të Kosovës, kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, deputetë e ushtarakë e shumë qytetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …