URIMI I MINISTRIT BYTYQI PËR 1 QERSHORIN – DITËN E FËMIJËVE

Sot, bota shënon ditën më të rëndësishme: 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në këtë ditë, zotohemi se do të punojmë të gjithë së bashku për të siguruar të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, duke iu siguruar ambiente të shëndetshme në kopshte dhe shkolla, mësimdhënës të përgatitur mirë dhe tekste cilësore. Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi dhe investimi në ta, është investim në të ardhmen. Prandaj, në këtë ditë të rëndësishme, i ftoj të gjithë prindërit, mësimdhënësit, përfaqësuesit e institucioneve arsimore dhe shtetërore, që ta kenë çdo ditë në agjendë mirëqenien dhe arsimimin e fëmijëve. Të gjithë së bashku do të mund të përgatisim qytetarë të përgatitur mirë për sfidat e shekullit! Urime 1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve! Thuhet në urimin e ministrit të arsimit Shyqiri Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …