leoni

Zenun Pajaziti, thotë se partnerët e koalicionit qeverisës shpejt do ta gjejnë zgjidhjen e duhur për çështjen e taksës

Deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti thotë së drejtimi i dialogut nga kryetari Thaçi është lehtësim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti ka bërë me dije se pozita dhe opozita duhet në ndihen të çliruar për faktin se kryetari Thaçi do ta udhëheq fazën finale të dialogut me Serbinë.Ai për Epoken e re”, ai ka thënë se përfshirja e kryetarit në këtë fazë të dialogut do të jetë lehtësim për këtë proces. Sipas tij, përfshirja e institucioneve të vendit në këtë proces të dialogut është më e rëndësishme se emrat. Deputeti i PDK-së, ka deklaruar se ata që e kundërshtojnë që Thaçi të jetë në krye të këtij procesi e bëjnë për çështje personale. Pajaziti është shprehur i sigurt se në Kuvend do të mbizotërojnë zërat që kanë në plan të parë interesin e shtetit tonë në këtë proces të dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …