Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj thotë se vendit tonë i duhet një vizion politikë i kujdesshëm me parime etike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se kjo parti është me rol kyç në politikën kosovare

Nisma Socialdemokrate është parti me rol kyç në politikën kosovare, sidomos kur bëhet fjalë për tema me interes nacional. Kështu po thotë shefi i kësaj partie, Fatmir Limaj, para simpatizantëve në vendlindjen e tij në Malishevë. “Në politikë për të pasur rezultat në projektet që nis, por edhe në jetë, duhesh të kesh përkushtimin, vendosmërinë dhe besimin në rrugën që je nisur. Ne i kemi pasur të tria këtu kur kemi filluar dhe kemi vazhduar andaj kemi pasur edhe rezultate. Ne kemi pasur edhe objektivin se ku do të shkojmë dhe kemi ardhur të rezultatet”, ka thënë Limaj.

Në anën tjetër, Jakup Krasniqi foli për rëndësinë e fuqizimit tutje të partisë. Sipas tij, Nisma Socialdemokrate sot është meritë e Komunës së Malishevës dhe njerëzve të saj. “Çdo votë kudo që është marrë e Nismës Socialdemokrate e ka peshën e vet, dhe pesha e secilës votë është e rëndësishme që nisma socialdemokrate sot të jetë e pjesë e Qeverisë dhe me ministritë e saja punon në programin politik të Nismës Socialdemokrate”, ka thënë Krasniqi. Kuvendi i punës njëzëri zgjodhi edhe kryesinë e punës. E për strukturat e reja të degës në Malishevë pritet të caktohen gjatë pjesës së punës të Kuvendit të sotëm që po mbahet me dyer të mbyllura për media.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …