EURO

Vetëm Rexhep Hoti e Mendim Rugova, buxhetit të Kosovës i kushtojnë rreth 500.000 euro

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e fundit të saj, ka emëruar dy koordinatorë nacionalë. Mendim Rugova dhe Rexhep Hoti janë të emëruarit e Kryeministrit Haradinaj. I pari për çështje ambientale dhe i dyti për çështje kulturore. Duke iu referuar vendimit të Qeverisë, koordinatori i raporton direkt kryeministrit dhe ai  ka mandat deri në një vendim tjetër të ekzekutivi. Në po këtë vendim thuhet se koordinatori ka pagë të barasvlershme me pagën e ministrit dhe se ai ka të drejtë të emërojë edhe tre këshilltarë politikë dhe një asistent, të cilët do të kenë pagën e barasvlershme me këshilltarët dhe asistentët e ministrave.

Sipas Ministrisë së Financave, paga bruto e një ministri është 1,270.50 euro. Rrjedhimisht për dy pozita koordinatorësh, të cilat janë të barasvlershme me pagat e dy ministrave, për një muaj buxheti paguan 2 mijë e 541 euro. Për 12 muaj 30 mijë e 492 euro. Ndërsa për 3 vite 91 mijë e 476 euro.( Kallxo.com)

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane

Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …