LDK nuk do ta përkrahë platformën për dialogun me Serbinë, që parasheh kryetarin Thaçi si kryesues

LDK nuk do ta përkrahë platformën për dialogun me Serbinë, që parasheh kryetarin Thaçi si kryesues

LDK-ja nuk do të përkrahë në Kuvend platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë, që parasheh kryetarin Thaçi në krye të ekipit negociator. Përmes një komunikate për media, LDK thotë se dokumenti i propozuar nga ekzekutivi është joserioz dhe me pretendime jokushtetuese. “Platforma për dialog, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Kosovës, është dokument i përgatitur dobët, joserioz dhe me pretendime jokushtetuese. Rrjedhimisht, Grupi Parlamentar i LDK-së në Kuvendin e Kosovës nuk do ta votojë platformën në fjalë”, thotë deklarata për media e LDK’së. Tutje, aty thuhet se “LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese të Republikës së Kosovës”. “LDK-ja beson në vlerat e pazëvendësueshme të dialogut politik, jo vetëm si një mjet për marrëveshje, por edhe si një qenësi e jetës politike”, thotë kumtesa. Kjo deklaratë e LDK-së është shpërndarë në facebook edhe nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti dhe deputetët tjerë të partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …