Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Shtabi i milionerëve

Shpesh mendojme pse nuk na kuptojne te tjeret, apo pse te tjeret nuk na ndihmojne t’i vendosim lideret qe duam ne, kjo psikologji e robit eshte bartur prej se kaluares. Cila do t’ishte pergjegjesia jone nese punet qe duhet t’i kryejme ne ua leme te tjereve.

A kane kujtese historike shqiptaret…? Athua aq shpejt u harruan te bemat e clirimtareve…kur po shoh kush po eskspozohet si qeveritar…me “background” te dyshimte…gishti tregues po piketon “mercenaret”-milionere, mu ata qe po e vjedhin te ardhmen e te rinjeve, te gjeneratave qe vijne me pas…Kosoven

Cudi si nuk me ka rene te shoh foto te perbashket me luftare te parise udheheqese, apo ato nuk i publikojne, nuk me ka rene te degjoj qe ata bene strategjine e ndonje beteje…, apo ata komanduan luften me “joystiq”, njejte siq luajne femijte sot “war games”…lufte e madhe behet por ata qe levizin ‘joystiq” nuk lendohen, por perlahen pastaj njeri me tjetrin…shpeshher ndodhe qe prindi ua ngreh veshin sepse ata shpenzojne para ne loje, duke demtuar buxhetin familjar….nuk fitojne si ata “te vertetet” qe leviznin me heret “joystiq-et” e tyre, asnjeri, as atehere nuk dha pergjegjesi per priten ne fushe te minave te qindra clirimtareve, as tash kur u shpalosen ne media shume afera korruptive, ne tendere…athua aq perfekt jane qe asnjehere nuk e ndiejne veten pergjegjes per asgje!???????

Politikanet te cilet i ka lartesuar vota e qytetareve deri me tash jane treguar te padenje, ata gjene e pare qe bejne e kane rehatimi i familiareve dhe pasurimi i tyre. Kerkesat për zgjedhje te reja jane te parreshtura. E çka ndodhe gjate zgjedhjeve te cilat priten te mbahen meqe qeveria eshte jolegjitime. Se eshte keshtu opozita duhet te kerkoj mocion votebesimi qeverise dhe kryeministrit, jo a i kane votat për zgjedhje te reja.

Sigurisht zgjedhjet e mundshme do te jene rruge zik-zake me shume te panjohura. Çohen peshe i madh e i vogel, komentojne, brohorasin, shajne, te gjithe kapen dore-dore me lideret, te buzeqeshur, dhembe bardhe…

Sa me ka marre malli per zdralane, per uniforme punetori, per minatore te djersitur te sapodalur nga zgafella, per veshje mekanikesh, mantelbardhe, punetore krahu, kamarier me kemishe te bardhe, ndonje amvise te zojen, infermiere, ndonje figure te merrolur polici, ashtu sic eshte eshte perberja e popullates, keshtu po del qe shumica jane dr…mrr-a, po del qe jane afarist te zote, shkenctare, akademik, profesor, alamet poliglot, dhe te gjithe keta e zhvilluan aq shpejt Kosoven saqe tash e mbas nuk ka nevoje as te punosh, do te kenaqemi nga ky urnek anadollak, nuk flet kush sa do te jete orari i punes, me cka do te udhetojne te gjithe ata punetore, sa do te jete paga minimale, si ne sektorin privat ashtu edhe ne ate publik, si do te paguhen punetoret, si do te realizohen pagesat, a do te leshohen ceqet ne perdorim, kartat bankare per tu ndalur ekonomia informale, si do te percaktohet vlera e shkallzuar e tokes, si do te zgjidhet statusi i ndermarrjeve te medha kapitalo-investive… shume pak flitet per rezervat e ujit te pijshem, per liqenet akumuluese, per ujin industrial, per token e kontaminuar, per ushqimin cilesor, per agjensite e ndryshme… Ndersa presidenti serb, qeveria serbe dhe tera institucionet serbe punojne me te katertat per ta ngulfatur Kosoven, si sinjal i marreveshjes per normalizim te marredhenieve, duke pergatitur terrenin institucional e ariut polar, per shkeputjen e veriut dhe komunat satelite serbe perreth, qytetaret e Kosoves do te kenaqen me fli-aden zgjedhore me saç qe ka formen e ombrelles, pas numrirmit te votave, flijat do te servohen enkas per zyrtaret e vyeshem te kosoves me kos Sharri. Qeveritaret pasi u fryen nga bereqeti i plackitjes se buxhetit te shqiptareve kane vendosur qe te jene me dorelire sa i perket serbeve e malaziaseve, te cilet edhepse nuk kane paguar asnje tatim qe 18-19 po shperblehen me benefite tjera territoriale…Aferim i thojne kur gomari del prej lloqit..

 

Agim Vuniqi: Karriera në industrinë qeveritare dhe “machiato ardhmëria” 50 centëshe

Deri me tash skena politike e Kosovës ishte e rehatshme, ministër, zëvendës ministër, këshilltarë, deputetë…, marrin para pa bërë asnjë përpjekje të vogël, ngase elektorati “machiato-men” nuk është shumë i interesuar për ndryshime.

Tash kanë ndryshuar rrethanat, shetitjet e lira në ambientet e hapura dhe të mbyllura në krahasim me kohën e  opozitarizmit: AAK, Nisma dhe LVV. Zakonisht vezët të cilat i përpinin sportistët-të paziera, ka rritur kërkesat për pasurim albuminor do të përfshijë pozitën e cila po i gëlltitë taksat me lezet… Tash e mbas nuk duhet të shqetësohen për t’i bartur dy palë rrobe, ose të shoqërohen nga shoqëruesit me uniforme anti-vezë.

Shoqëria shqiptare në përgjithësi është e painteresuar për ambientin politik, atyre iu është servuar “machiato-aedhmëria” dhe “machiato-barazia sociale”, çmimi i kësaj barazie ndryshon prej 50c deri në 1€ varësisht nga lokali ku mund të blehet kjo rahati sociale. Por cili është realiteti? Kumbarët e krimit të organizuar kanë organizuar rrjetin e informatorëve, të cilët kushtëzohen me mbajtjen e vendit të punës, këtë sistem e ka shtrirë në mënyrë të përkryer PDK-ja, e cila ka krijuar varshmërinë biznesore, ky është një grup i madhë i interesit që ka blerë atë tjetrin pak më të vogël, LDK-në, të cilët veçse kanë pasur lidhje të vjetra biznesore me Graçanicën dhe veriun, Kurshumlinë, Nishin, kudo në Serbi, konkludimin mund ta nxirrni nga shtrirja e saj e ndikimit, afër kufirit me Serbinë. Fuqia financiare e PDK-se, qysh nga fillimi është varur edhe nga ideatorët që kanë selinë në “Swiss Diamond”, larg syve të qytetarëve të rëndomtë, që mund ta vështrojnë si një godinë e re, e pashme, e ndërtuar me material ndërtimor kinez. Pra qytetarët janë të kënaqur me jetën e tyre 50 centëshe, dhe ata janë shumica e machiato-men.

Çelepirxhinjtë vendorë “pashallarë” të vilajetit, Kosovë

Shumë nga dilemat etike të vështira lindin në marrëdhëniet në mes jetës personale dhe publike të një politikani. Cilat dilema etike  janë ngritur nga sjellja personale e një politikani? Njëra është “pamaturia rinore.” Nëse psh. një zyrtar publik ka vjedhur pula kur ka qenë i ri, a është ai i përshtatshëm për pozitë zyrtare të rëndësishme me karakterin e tij të tanishëm? A është kjo një temë e përshtatshme për diskutim publik? Çfarë ndodh nëse ishte vetëm pamaturi, ishte vjedhës si i ri, apo ka pasur paradispozita rrugaqërie si i ri, te rrospillanit, të bixhozgjiut…? Kishte ndonjë pabesi martesore? Disa udhëzime që mund të ndihmojnë në përcaktimin e “statutit të kufizimeve” të pamaturive të tilla do të jenë:

  1. A është i lidhur politikani akoma me këto sjellje?
  2. A ishte politikani hipokrit? Për shembull zbulimi i një afere është më e dënueshme për politikanin, sesa mbështetja që ka pasur për “virtytet familiare” gjatë fushatës.
  3. A ka ndodhur që sjellja të krijojë një konflikt interesi me detyrat zyrtare?
  4. A ka ndonjë efekt të dukshëm miresjellja në ngritjen e klimës më të madhe të moralit?

Politika dhe biznes-patriotizmi profesioni me profitabil per t’u bere milionere, pa investuar asgje… Plackitesit profesionist rrezikojne jeten dhe burgun e rende shumevjecar duke plackitur bankat, derisa biznes-patriotet shperblehen me “vitra” duke plackitur vendin…

Me lire kishte me i kushtue Kosoves nje kryeminister “jabanxhi” i Evropes-Europes…, se edhe ashtu per cdo gje po i konsultojne ata…, s’kishim pas nevoje as per parlament, as per qeveri, as per gjykates, as per avoketer, as per RTK, diqysh jabanxhin e kishim bajte…se kaq shume qelepirxhi vendore veshtire me i ushqye, i ka shumue Thaçi shumë shpejt…edhe pak kane me u perbe n’kry t’tij… Pasha Thaçinnnn…!

N’Kosove veç partiaket e Kosoves jane te djathte, populli eshte lakue n’ekstrem ne t’majt-eshte ne asistence sociale…krejt Evropa po kethehet kah e majta keta tonet po qenderzojne nga korneri…n’te djathte…”pashallaret” e vilajetit te Kosoves…

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …