Kuvendi i Kosovës pritet të takohet në seancën e radhës, më 30 nëntor. Vendimin për caktimin e kësaj seance e ka marrë sot kryesia e këtij institucioni. Opozita sërish ka paralajmëruar se do të bllokojë punimet e saj, ngjashëm siç ka vepruar dy muajt e fundit. Për opozitën, seancat e Kuvendit nuk mund të vazhdojnë përderisa kryeministri, Isa Mustafa, dhe Qeveria e Kosovës, të mos i tërheqin nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe ajo me Malin e Zi për demarkacionin. Për shkak të këtyre veprimeve dhe përfshirjes së deputetëve në aktivitete, që janë cilësuar, të ndaluara, siç ishte përdorimi i gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit, aktualisht në paraburgim po mbahet deputetja e AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, kurse policia mbetet në kërkim të tre deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Faton Topalli.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …